Dy automjete janë gjendur të djegur në afërsi të fshatit Llakatund në Vlorë.
Mjetet jane gjendur të djegur në një rrugë dytësore që shumë pak përdoret nga banorë të zonës.
Nuk dihen ende shkaqet por policia dyshon për ndonjë trafik të mundshëm për lëndë narkotike. Kjo është pista kryesore ku po hetohet sipas policisë së Vlorës.
Nga policia mësohet se automjetet janë djegur me lendë djegëse,benzine. Automjetet janë një furgon dhe një wolsfagen.
Mjeti furgon rezulton i vjedhur,ndërsa është denoncuar i grabitur nga pronari me iniciale A. A në polici. Automjeti tjeter rezulton me targa te tjera.
Informacion paraprak i policise.
Vlorë Më datë 12.05.2018, Salla Operative Vlorë, është njoftuar se në fshatin Bunavi janë gjendur të djegur një mjet fugon në pronësi të shtetasit A.A., të cilin sot e ka denoncuar mjetin të vjedhur si dhe një mjet tip ”Golf”, i cili rezulton me targat e një tjetër mjeti.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.