Loading...

Vlonjati që na nderon i konsideruar një “Enio Morrikone” Shqiptar !

Një vlonjat që na nderon…
Nga ata vlonjat, që dikur ishin shumë e, që sot, fatkeqêsisht kanë mbetur pak.

Ai është konsideruar një “Enio Morrikone” Shqiptar, kompozitori më i mirë për të gjitha kohrat në gjininë e muzikës së filmit.
Ai është vlonjati Kujtim Laro, I lindur në Vlorë, në 8 maj 1947, i cili iku shpejt nga kjo bote.

Firmën e tij mbajnë kolonat zanore të filmave të njohur, si
“I teti në bronz”,
“Në fillim të verës”,
“Lulëkuqet mbi mure”,
“Udha e shkronjave”,
“Liri a vdekje”,
“Nëntori i dytë”,
“Yjet e netëve të gjata”,
“Nusja dhe shtetrrethimi”,
“Partizani i vogël Velo”,
“Fletë të bardha”
etj.
Ai ka krijuar edhe muzikën e shumë këngëve të muzikës së lehtë shqiptare.

Nga familja Laro kane dale tre artiste :
Flamur Laro – libretist i parodive, te Estrades se Vlores
Kujtimi- kompozitor
Gezimi – Violinçelist ne orkestren e Teatrit Operas e Baletit !

Duhet te jesh Vlonjat qe te njohesh Mjeshtrat e Familjes LARO !

Përkujtimi i vlonjatëve me kontribute e me vlera, do të ishte mesazhi më i mirë për rikthimin e vlerave e traditave më të mira./Nga Ergys Alushi

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com