Loading...

Vetvrasja në Shkodër, e bija rrëfen bisedën e fundit me të atin: Këtu nuk ka shtet, ja fjalët që më tha

“Babai tha se e kishin dhunuar në Polici dhe e kishin detyruar e bere presion të pranonte vjedhjen”.
Me lot në sy, Romina Kallami, e bija e 47 vjecarit Ardian Kallami që u vetëvar dje në Vaun e Dejës ka treguar bisedën e fundit me të atin.

Ai i kishte thënë se do të bënte vetëgjyqësi, pasi ishte thirrur disa herë në Komisariat për tu marrë në pyetje për një vjedhje pranë shtëpisë së tij që policia dyshonte se e kishte kryer ai.
“Kontaktet e fundit me te ishin pak minuta para ngjarjes, me tha se ketu nuk ka as shtet, as ligj, asgje”, rrefen Romina.

Kallami u percoll sot per ne banesen e fundit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com