Loading...

Vettingu ‘’falimeton’’ gjyqësorin, Kuvendi bën thirrje të hapet Magjistratura

Largimi i një numri të konsiderueshëm gjyqtarësh nga sistemi pasi nuk kaluan filtrat e Vettingut për shkak të mosjustifikimit të pasurisë, ka bërë që gjyqësori të përballet me vakanca të paparashikuara. Kuvendi ka propozuar një mekanizëm zhbllokues me qëllim plotësimin e boshllëqeve nga largimi i gjyqtarëve.

Projektligji i deputetëve të maxhorancës Ulsi Manja dhe Klotilda Ferhati parashikon hapjen e pranimeve në Shkollën e Magjistraturës. Ky ndryshim në ligj do të vlejë deri në krjimin e KLGJ-së dhe KLP-së, dy institucione që përcaktojnë kuotat në gjyqësor dhe prokurori.

Në godinën e murrme, që dikur shihje të ngjiteshin qytetarë, palë të interesuara apo edhe deputetët, tashmë nuk sheh thuajse askënd. Të fundit që ngjitën shkallët e institucionit kushtetues ishin deputetët e Bundestagut Gjerman.

Se kur do të nisë gjykata nga funksionimi këtë nuk di ta thotë askush me siguri. Por ajo që mund të thuhet është se u deshën vetëm dy vite që Kushtetuesja të binte.
Vitore Tusha është e vetmja që e ka kaluar deri më tani “vetting”-un, por qëndron në detyrë, edhe pse mandati i ka kaluar prej kohësh./Shqiptarja.com

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com