Loading...

Vendimi i Disiplinës/ Sinan Idrizi ironi me Dukën: Na qoftë për hajër!

Komisioni disiplinor i FSHF-së dha sot një vendim ekstrem për ekipin e Flamurtarit, duke e penalizuar me dy ndeshje që t’i luajën në fushë asnjanëse, si dhe gjoba të rënda për klubin dhe për vetë presidentin Sinan Idrizi. Këtë të fundit federata e penalizoi me pezullim 18-mujor, dicka mjaft e rëndë për një klub. Të gjitha këto erdhën pas dhunës që ndodhi në Vlorë poas ndeshjes Flamurtari-Vllaznia.

Më i godituri nga të gjithë sigurisht që është administratori Sinan Idrizi, i cili do të jetë ai që duhet të paguajë në emër të klubit edhe faturat e rënda financiare që shoqërojnë ketë vendim disiplinor.

I kontaktuar nga mediat, Idrizi ka komentuar me ironi këto vendime. “Për hajër na qoftë! Kjo është e vetmja gjë që mund të them. Të tjerat i kam thënë të gjitha, nuk ka mbetur më. Ndaj them vetëm për hajër na qoftë”, shprehet me ironi Idrizi, ironi që në fakt i adresohet kreut të federatës Armand Duka. /Pamfleti Sport

Vendimi i Disiplinës/ Sinan Idrizi ironi me Dukën: Na qoftë për hajër!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com