Loading...

Vëllai plagos vëllanë dhe nipin (Emrat)

Tjetër ngjarje e rëndë, në Bulqizë vëllai plagos vëllanë e nipin. Dy vëllezër dhe djali i njërit prej tyre janë përfshirë në një sherr brenda familjes në Ostern të Madh të Bulqizës.

43-vjeçari Hiqmet Tola është përleshur me vëllanë e tij, shtetasin me inicialet F. Tola, 52 vjeç dhe djalin 25-vjeçar të këtij të fundit.

Në konflikt e sipër, njofton policia, Hiqmeti ka marrë një mjet prerës dhe ka goditur ndaj të vëllait dhe nipit të tij.

Ndërhyrja në kohë e policia ka shmangur tragjedinë. 43-vjeçari është arrestuar, ndërkohë që të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën kanë mbetur atë e bir që po mjekohen në Spitalin e Peshkopisë.

Policia dyshon se konflikti ka ndodhur për motive pronësie.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com