E bija e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari tashmë deputete në rradhët e Partisë Demokratike ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” në “Ora News”. Ajo ka folur për jetën e re si politikane e Partisë Demokratike dhe planet e saj në politikë. Teksa ka treguar vlerësime të larta për kreun e PD-së, Lulzim Bashën, Rudina është pyetur edhe në lidhje me ekstradimin e Izet Haxhisë në Shqipëri.
E pyetur në lidhje me ekstradimin e Izet Haxhisë i cili ka kërkuar rihapjen e dosjes “Hajdari ajo shprehet:
“Nuk kam dëshirë të përgjigjem. Vije veten tënde në vendim tim. Është një gjë që unë për momentin jam e fokusuar në gjëra të tjera.”
Gazetarja: Në pozicionin tënd mund nuk mund të vihem, se nuk jemi njësoj. Por është e drejta jote nëse nuk do të përgjigjesh. Po për hapjen e dosjes ç’mund të na thoni?
Rudina Hajdari: Ti je gazetare, bën pyetjet dhe nuk i shikon anën emocionale. Ajo që unë dua, është që Shqipëria të bëhet më mirë. Kjo është dëshira ime më e madhe, sepse mund të kem shumë dëshira. Ajo ëndërr e atij u ndërpre. Ky është misioni im, të vazhdoj ëndrrën e babait.
Data 7 qershor do të vendosë fatin e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit. Pas dy javësh pritet që Gjykata Penale e Tiranës të shqyrtojë kërkesën e Izet Haxhisë për rivendosjen në afat të dënimit me 25 vite. Ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha u ekstradua rreth tri javë më parë nga Turqia në Shqipëri, por gjithmonë ai ka kërkuar rihapje të dosjes “Hajdari”, duke argumentuar se është dënuar në mungesë me 25 vite burg.