Loading...

“Unë mbaj familjen me bukë”, nga përgjimet te fqinjët e ‘tmerruar’. Njihuni me shqiptaren që drejtonte supermarketin e drogës

Diten e sotme policia italiane ka goditur një ‘supermarket të vërtetë droge’ në Sant’Anna, Lucca, te drejtuar nga nje familje shqiptare.
Mediat italiane kane zbuluar identitetin dhe fotot e te arrestuarve. Ne pranga ra një grua 40 vjeç, me origjinë shqiptare, e quajtur Adelina Lisi, e cila ishte ne krye te organizates mafioze, e cila shiste kokaine, marijuane dhe hashash vecanerisht tek te miturit qe i kishte kliente te perhershem.

Po ashtu u arrestua edhe djali i saj, Hasan Lisi 23 vjeç, ndersa u sekuestruan rreth 250 mijë euro, dy kilogramë marijuanë, një kilogram hashash dhe 15 gram kokainë, të cilat u gjetën të fshehura në një qese në dhomën e lavanderise, së bashku me materialin e nevojshëm për të mbushur dozat.

Sic shkruajne mediat italiane, Adeliane, çdo ditë, pasi çonte vajzën e saj të vogël në shkollë, kthehej në shtëpi, në via Sforza dhe fillonte ‘punën’, një biznes i tille qe ne vetëm dy vjet, u kishte siguruar te ardhura për të blerë dy prona, një në Capannori dhe një në Porcari dhe dy toka.

Gjate hetimit, puna e hetuesve eshte bëre edhe më e vështirë nga fakti se ata kishin krijuar një klimë terrori tek fqinjët të cilët, edhe pse nuk ishin kërcënuar drejtpërsëdrejti, nuk i kishin shpetuar shantazhit dhe imponimeve te kësaj familje shqiptare per te mos treguar gje se cfare ndodhte ne ate vile.
Shitja e droges behej çdo ditë, nga ora 08:00 e mengjesit deri ne 23:00 te mbremjes.

Dhe cmimet ishin te percaktuara, një dozë prej 0.8 gram kokainë kushtonte 60 euro, ndërsa një gram marihuanë mund të kushtonte midis 5 dhe 10 euro, në varësi të cilësisë.
Pavarësisht kesaj tregtie, familja Lisi jetonte në një banese sociale dhe të ardhurat e vetme “zyrtare” ishin ato te burrit të Adelinës, një punëtor në një fabrikë letre.

Policia kishte dëgjuar bisedat e nënës që bënte me blerësit e drogës. Klientëve më të besuar ajo u thoshte se nga të ardhurat që përfitonte përmes punës ilegale, mbante familjen me bukë.
“Ju jeni njerëz të mirë. Kam 10 njerëz në shtëpi për të ushqyer. 10 vetë që duan të ushqehen me një rrogë“, ka thënë Adelina, duke shpjeguar se djali i saj kishte kërkuar punë por pa sukses./Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com