Loading...

Uaaa, një tjetër shqiptare humb jetën nga duart e burrit të saj, deklarata e fundit është rrëqethëse

Duket se e kane marre mbare shqiptaret neper bote, duke vrare grate! Nje tjeter ngjarje e dhimbshme eshte shenuar ne Gjermani mbremjen e te henes, kur një grua 30-vjeçare është ekzekutuar me armë.

Sot kane shkruar mediat gjermane, te cilat thone se krimi ndodhi në Salzgitter.

30-vjeçarja me origjinë nga Kosova quhet Emine Abazaj, nënë e katër fëmijëve.

Mesohet se ajo u qëllua për vdekje nga ish-burri i saj 38-vjeçar, i cili u arrestua sot (një ditë pas vrasjes).

Mediat gjermane raportojnë se ata kishin jetuar bashkë prej 7 vitesh dhe së fundmi kishin mosmarrëveshje. Megjithatë, çifti nuk ishte martuar sipas ligjeve gjermane. Sipas hetimeve paraprake, shkak i ngjarjes së rëndë mendohet të ketë qenë ndarja e tyre.

Vëllai i viktimës, Blerim Abazaj ka thënë për mediat se ditën e hënë ata kishin një seancë në Gjykatë. Blerim Abazaj ka pohuar se 38-vjeçari i ishte drejtuar motrës së tij me fjalët: “Do të pendohesh”. Ai shtoi gjithashtu se i kishte bërë edhe kërcënime të tjera në gjuhën shqipe. Kërcënimet në Gjykatë i konfirmoi edhe zëdhënësi i Prokurorisë, i cili tha se nuk e dinë saktësisht se çfarë kërcënimi bëri 38-vjeçari, për shkak se foli shqip.

Sipas mediave gjermane, ish-partneri shkoi në Salzgitter pas seancës gjyqësore dhe qëlloi me armë në kokë 30-vjeçaren duke e lënë të vdekur. I dyshuari qëlloi edhe drejt motrës 32-vjeçare të viktimës, duke e lënë të plagosur. Më pas u arratis me makinë dhe u arrestua një ditë më pas. Autoritetet gjermane janë duke hetuar për të zbardhur tërësisht këtë krim të rëndë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com