Loading...

Turqia nis sulmet kundër Greqisë. Alarmohet Athina: Janë të Erdoganit

Sulmet kibernetike i rëndojnë marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë. Ekspertët grekë lëshojnë alarm dhe paralajmërojnë për sulme të tjera.

Gati si njoftim rutinë duket reagimi i ministrisë së Jashtme greke të enjten: “Sulmet kibernetike neutralizohen menjëherë nga instancat kompetente. Në asnjë moment nuk u nxorr jashtë shërbimit faqja e internetit të ministrisë”, thuhet në mënyrë lapidare. Çfarë pati ndodhur?

Një ditë më parë grupi i hakerëve turq Akincilar (në shqip: sulmuesit) pati sulmuar sipas të dhënave të veta faqen e internetit të ministrisë së Jashtme të Athinës dhe pati publikuar veç kësaj një video, që e dokumenton aksionin e tij. Më parë qe depërtuar edhe në faqen e internetit të agjencisë greke të lajmeve ANA. Sindikata e gazetarëve të Athinës, ESIEA e dënoi me ashpërsinë më të madhe sulmin dhe veç kësaj shprehu solidaritetin me gazetarët turq, që luftojnë për lirinë e shtypit në vendin e tyre.

Në stacionin televiziv Skai hakerët turq deklaruan nga ana e tyre se sulmet kibernetike janë një përgjigje për refuzimin nga Athina për të dorëzuar oficerët turq, të cilat u arratisën në korrik 2016 në Greqi. “Ne jemi aktivë kundër forcave, të cilat rrezikojnë unitetin tonë nacional. Për aq kohë sa Greqia i përmbahet linjës së saj të sotme, sulmet do të vazhdojnë”, thotë një anëtar i grupit të hakerëve. Në Athinë vrasin mendjen për identitetin e hakerëve. “Unë mendoj se nuk kemi të bëjmë me qytetarë të thjeshtë, por me agjentë të shtetit turk. Kjo është fare e qartë”, beson Angelos Syrigos, politolog dhe ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme të Athinës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com