Brenda dy javëve shqiptarët do rifitojne besimin e tronditur të amerikano-europianëve lidhur me rezultatet e premtuara te penalizimit te “bishave” te korrupsionit ne drejtesi e politike. Tahiri e Llalla po monitorohen non-stop, ndërsa të tjera surpriza priten. Natyrisht nuk janë fantazitë emocionale të Ngjelës, por ndalime që nuk kërcënojne vetëm lirinë e drejtësinë e shqiptarëve, por dhe të ineresave të qënësishme të aleatëve tanë të fuqishëm.
Konkretisht pritet arrestimi i drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda i cili është i mirmonitoruar si shitës i sekreteve hetimore të shume dosjeve të rëndësishme që kanë lidhje me krimin e organizuar kryesisht me figura të spikatura politiko-kriminale.
Kur bëhet fjalë për kokainën DEA nuk fal e për më tepër kur njeriu hije i tonelatave te kapura e të pa kapura i miellit të bardhë është person i njohur i Hajdarmatajt dhe ndoshta ai ka ndërhyre për te tek ish shefi i tij Llalla në këmbim te “sadaka” që t’i hiqet një kërkim ndërkombetar.
Për arsye hetimi nuk po përmendim bosin tropojas të kokaines që natyrisht nuk është Arber Çekaj, por një tjeter djalosh të cilin partnerët e kanë indentifikuar…
Arta Marku e cila pati zgjuar një shprese të madhe tashme është jashte loje dhe po merret vetëm me riciklime të prokuroreve “patriotë” dibranë që janë thembra e Akilit e korrupsionit në prokurori.
Në javën e parë të qershorit pritet një iniciative surprizë për shkarkimin e Markut si dhe një tjetër vendim surprizë nga Vettingu për pensionimin e saj të parakohshëm duke i refuzuar dhe të drejtën për të qenë as avokate.
Marku natyrisht nuk është pjesë e pazareve të shkuara, por viktimë e turpshme e interesave meskine dhe financiare të trustit politik./Pamfleti.com