Policia e Tepelenës ka arrestuar tre persona dhe një tjetër e ka shpallur në kërkim, pasi jenë kapur duke transportuar me makinë 31.45 kilogram kanabis. Më datën 17.05.2018 nga ana e Specialistëve të Hetimit të narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Klerdi Graçi, 33 vjeç, banues në Vlorë.
Aulon Milo, 31 vjeç, banues në Vlorë.
Aleksandros Vasili, 26 vjeç, banues në Vlorë.
Si dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasin E.Zh, 31 vjeç, banues në Tepelenë pasi: Në aksin rrugor Bënçë-Progonat , në afërsi të fshatit Bënçë, Tepelenë gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Opel me targa AA927RJ me drejtues mjeti një shtetas i cili i është larguar punonjësve të policisë, dhe pasagjer shtetasin Klerdi Graçi u gjet lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, me peshë 31.45 kilogram.
Ndërsa shtetasit Aulon Milo, Aleksandros Vasili dhe E.ZH bënin hapjen e rrugës me automjetin tip Audi, me targa AA 204 SL dhe me automjetin tip Jeep pa targa. U bë sekuestrimi i lëndës narkotike dhe mjeteve.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të cilët i janë larguar punonjësve të policisë. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, neni 283/2 i Kodit Penal.