Policia e Shtetit ka reaguar me një sqarim pas lajmit të dhënë nga mediat italiane lidhur me operacionin për një grup kriminal që trafikonte droge me avione të vegjël nga Shqipëria drejt Italisë.
Sipas policisë shqiptare, bëhet fjalë për një operacion të vitit 2015 i koduar “Free-Flight”, operacion ky i zhvilluar në bashkëpunim me Policinë shqiptare, ndërkohë që së fundi priten arrestet pas apelimit që kishin bërë 7 prej personave të akuzuar në 2015.
Reagimi i Policisë së Shtetit:
Lidhur me lajmin për operacionin antidroge në Itali, rezulton se është procedim i disa viteve më parë dhe po zbatohen fletë arrestet e Prokurorit të DDA së Bolonjës pas apelimit që kishin bërë 7 prej personave të akuzuar në 2015.
Operacioni eshte i vitit 2015 i koduar “Free-Flight”, operacion ky i zhvilluar ne bashkepunim me Policinë shqiptare.
Operacioni/ Trafik droge me avion nga Shqipëria në Itali, 7 arreste:
Pritet ekzektimi i 7 arresteve pas një superoperacioni antidroge në Bolonja të Italisë.
Mediat italiane bëjnë me dije se aksioni policor ka nisur që në oret e para të mëngjesit të sotem dhe ka objektiv një grup kriminal që trafikon drogë nga Shqipëria në Itali me avion.
Pjesë e aksionit janë karabinierët e Riccione-s, nën drejtimin e antimafias së Bolonjës. Policia njofton se ka sekuestruar sasi te konsiderueshme të kokainës, marihuanës dhe hashash.
Dyshohet se transporti behej me nje avion te vogel permes ajrit nga Shqiperia ne Itali e më pas aty përpunohej, ndahej dhe trafikohej në zona të tjera.