Dita e sotme u karakterizua nga një mot i qëndrueshëm, me temperatura të larta, por sipas metereologut Todi Marku, gjatë fundjavës dhe në ditët e para të javës në vijim pritet që pjesa e parë e ditës të jetë e kthjellët, ndërsa pasditja me shi.
Për Report TV, Marku shprehet:
“Duke përjashtuar ditën e sotme dhe ditën e nesërme, më pas në fundjavë dhe në ditët e para të javës që vjen ne presim që të kemi një skenar ditor ku pjesa e parë e ditës ka probabilitete të larta që të jetë e kthjellët, ndërkohë që pjesa e dytë duhet të bëhet kujdes nga qytetarët për arsye se mund të ketë kondeksion lokal dhe reshje të pasdites, të cilat mund shoqërohen me shtrëngata, por edhe me ngarkesa elektrike”.
Por, një mot me kapriço si ky i pranverës do të na sjellë dhe temperatura të larta. Në fundjavë Shqipërinë e prek vala e të nxehtit afrikan.
Ai shton:
“Në ditët në vijim, për shkak të masave ajrore të ardhura nga kontinenti afrikan, presim që të reflektojnë rritje të temperaturave ndonëse graduale. Kjo do të vazhdojë në fund të kësaj jave dhe në fillim të javës që vjen. Pra, një tendencë në rritje e temperaturave”.
Ndërsa për verën që vjen, Shqipëria nuk pritet të ketë ndryshime. IGJEUM informon se reshjet do të jetë të pakta dhe temperaturat e larta.
Nga data 27 Maj deri në 1 Qershor, Shqipëria do të ketë temperatura ekstremisht të larta.