Loading...

”Tërmet” në Policinë e Shtetit, shkurtime dhe shkrirje sektorësh

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka firmosur urdhrin për ndryshimin e strukturave në drejtoritë vendore te policisë në qarqe. Në bazë të platformës së policimit dhe sigurisë në komunitet këto drejtori do të ndryshojnë sektorët e tyre. Ky ndryshim pritet të sjellë lëvizje në polici si edhe shkarkime për shkak të shkurtimeve të pozicionit. Ky projekt u pilotua fillimisht në drejtorinë e Policisë së Elbasanit.

Sipas strukturës së re çdo drejtori vendore do te këtë drejtor dhe 2 nëndrejtorë ku njëri do të mbulojë hetimin e krimeve, ndërsa tjetri çështjet e rendit dhe sigurisë publike. Disa prej sektorëve ekzistues do të shkrihen ose do të bashkohen në një sektor të vetëm në mënyrë të tillë që të ulet numri i punonjësve në nivel drejtues.

Do të shkrihen 3 sektorët e hetimit dhe krijohet sektori i vetëm që do të mbulojë çështjet e drogës trafiqeve të paligjshme dhe krimit ekonomik që më parë ishin të ndarë. Sektori i Rendit do të ketë Sallën Operavie, Sektorin e Rendit dhe atë të Qarkullimit Rrugor. Do të zgjerohet kompetenca e komisariateve të cilët do të merren edhe me veprën penale të vrasjes e cila më parë u kalonte drejtorive.

Territori i një komisariati do të ndahet në zona policore ku do të rritet roli i inspektorit të zonës.

Ndryshime do të ketë dhe në Policinë Rrugure, e cila do të ketë në varësi seksionet e policisë rrugore. Ato nuk do kenë varësi nga komisariatet siç ishte më parë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com