Loading...

Tërbohet Rama, sondazhi i fshehtë nxjerr Veliajn mbi kryeministrin

Kryebashkiaku i Tiranës eklipson Edi Ramën për mbështetje popullore, kryeministri në dilemë të madhe për t’i shpallur luftë apo për t’i dorëzuar kreun e PS në 2021

Edi Rama zhvillon sistematikisht sondazhe për të matur mbështetjen popullore ndaj qeverisë dhe figurave të caktuara, sidomos pas aksioneve dhe nismave të debatueshme kundër shtresave të caktuara shoqërore.

Sondazhet zhvillohen në mënyrë të fshehtë. Të dhënat e sondazheve mbahen përgjithësisht sekret. Një sondazh i ditëve të fundit, me rezultatet e të cilit janë njohur një rreth i ngushtë njerëzisht, ka tërbuar kryeministrin Edi Rama.

Sipas të dhënave të sondazhit, për herë të parë që nga koha kur Partia Socialiste drejtohej nga Fatos Nano, një figurë tjetër e PS rezulton me mbështetje më të madhe se sa Edi Rama.

Sipas të dhënave të sondazhit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gëzon një mbështetje më të madhe se sa kryeministri Edi Rama, si brenda Partisë Socialiste, ashtu edhe nga qytetarët në përgjithësi. Fillimisht, zbatuesit e këtij sondazhi, të tronditur, kanë tentuar ta manipulojnë këtë tregues, por Rama ka marrë vesh gjithçka.

Për rritjen e Erion Veliajt në sytë e qytetarëve duket se ka ndikuar puna e tij e jashtëzakonshme në transformimin e gjithanshëm të Tiranës, çka ka marrë edhe një vëmendje të madhe ndërkombëtare, por nga ana tjetër, ka ndikuar edhe përplasje e Edi Ramës, me shtresa të ndryshme shoqërore, gjatë mandatit të dytë, çdo ka zbehur besimin tek qeveria dhe kryeministri.

Gjatë muajve dhe javëve të fundit, Edi Rama dhe qeveria e tij kanë marrë edhe disa goditje të forta ndërkombëtare, sidomos nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili e ka certifikuar qeverinë e Edi Ramës si më të korruptuarën në botë. Sipas DASH, nën udhëheqjen e Edi Ramës, korrupsioni është përhapur në çdo degë të shtetit.

Rezultati i këtij sondazhi të brendshëm është reflektuar menjëherë me një ftohje mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Madje, ditët e fundit, në korridoret e PS u përfol për një plan të Ramës për eliminimin politik të Erion Veliajt, duke mos e kandiduar për një mandat të dytë, me qëllim për ta larguar më pas nga Partia Socialiste.

Dalja e fundit e Ramës në krah të Veliajt ishte më shumë një lëvizje taktike për të fshehur krisjen e madhe. Në korridoret e PS flitet gjithashtu se Rama ka piketuar për kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës Ogerta Manastirliu, si një personazh me profil shumë të ulët dhe që kontrollohet lehtë.

Por kjo lëvizje mbart një rrezik shumë të madh të madh, humbjen e Bashkisë së Tiranës dhe më pas edhe humbjen e pushtetit qendror në 2021.

Kjo është dilema e madhe e Edi Ramës, i cili nuk është i sigurt nëse duhet t’i hapë publikisht luftë Veliajt apo të bëhet gati t’i dorëzojë Veliajt partinë në 2021.

Gjithashtu, Edi Rama i trembet edhe një puçi brenda partisë nëse SPAK-u do t’i hapë ndonjë çështje penale./Pamfleti.com

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com