Loading...

Tentojnë të trafikojnë drogë drejt Greqisë, arrestohen dy shqiptarët në Kakavijë (Emrat)

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia në pikën kufitare të ‘Tre Urave’ në Kakavijë, pasi janë kapur me lëndë narkotike.

Gazetarja Brikena Metaj raporton se në pranga kanë rënë shoferi i mjetit ‘Benz’ me targa AA864TV, Raul Bodlli 20 vjeç nga Shijaku si dhe pasagjeri Klajdi Reka nga Durrësi.

Ata u paraqiten në pikën kufitare të ‘Tre Urave’ sot në orën 14:30. Pas një intervistimi dhe verifikimi të rendesishem u dyshua se në thellësi të mjetit kishte lende narkotike.

Më pas ata janë shoqëruar për kontroll në skaner në Kakavijë, ku rezultoi se tek tranversat e shasise së mjetit kishte lëndë narkotike. Në njërin krahë u gjeten 9 pako me forme katrore kanabis me peshë totale rreth 20 kilogram.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com