Loading...

Të shtëna me armë zjarri, qëllohet punonjësi i policisë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë, afër ‘Parkut të Qytetit’, e burimet thane se ka mbetur i plagosur nje punonjes policie.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bllokuar rrugët që të cojnë pranë vendit të incidentit.

Ndërkohë burime të mediave brenda Policisë së Kosovës thonë lidhur me të shtënat me armë zjarri në incidentin që ndodhi në rr. “Isa Kastrati” në kryeqytet është ankuar një person, i cili është staf civil në Policinë e Kosovës dhe punon në Drejtorinë e Financave.

I njëjti burim ka sqaruar se autori i gjuajtjes me armë ka shtënë nga pas tre herë dhe është larguar nga aty me një makinë. Policia është vënë në kërkim të tij.

Edhe zyrtarisht opolicia e Kosovës ka konfirmoi për KALLXO.com incidentin që ka ndodhur në darken e djeshme ne rr. “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com