Loading...

Të gjithë ata që pinë cigare duhet ta marrin vesh! Nuk ka lidhje me shëndetin tuaj, shihni çfarë po ju ndodh pa e kuptuar fare

Shkenca thotë se duhanpirësit janë më pak tërheqës sesa ata që nuk pinë duhan. Studimi është kryer nga hulumtues të Universitetit të Bristolit, me rreth 500 të anketuar.

2 ishin qëllimet kryesore të këtij projekti shkencor: që të zbulohej nëse është e mundur të kuptohet që dikush pi duhan, vetëm duke e parë në fytyrë dhe a e bën duhanpirja më joshës një person?

Studiuesit tregojnë se ka shumë faktorë që ndikojnë në pamjen fizike të një personi, duke përfshirë moshën, gjininë apo mjedisin ku është rritur.

Ne mënyrë që të arrihen rezultate të sakta, hulumtuesit kanë eksperimentuar vetëm me binjakët identikë, të cilët përveç ngjashmërisë gjenetike kishin jetuar edhe në të njëjtat mjedise fizike.

Rezultoi se 70% e të anketuarve e kishin kuptuar se cili ishte duhanpirës, vetëm duke i parë njerëzit. Po ashtu shumica e femrave por edhe e meshkujve, kishin zgjedhur si më joshës ata që nuk pinin duhan.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com