Të dashur vëllezër vlonjatë !
Ju që investoni pa u kursyer në bar, pub apo restorant, më lejoni 3 këshilla dashamirëse :
1. Perqendrim dhe durim.
Mos i harxhoni gjithë nervat, përqendrimin e durimin me mobilimin e lokalit, duke lënë pas dore përzgjedhjen e stafit të sherbimit dhe trainimin e tyre.
Mund të keni gjithë luksin që doni në mobilim, por nëse nuk keni gjithë luksin që duhet në shërbim, thjesht keni shumëzuar cdo gjë me 0.
2. Kini kujdes në përzgjedhjen e muzikës dhe të volumit të saj.
Hiqni dorë nga muzika disko që në pikë të sabahut.
Keni fatin të jeni buzë detit : a ka kënaqësi më të madhe sesa të shijosh kafenë e mëngjesit duke dëgjuar melodinë e detit?!
Hiqni dorë nga tallavaja në 24 orët e para të ditës.
Nëse nuk dini të perzgjidhni muzikën e duhur dhe as të gjeni njëri (jo DJ) që ta bëjë këtë punë, mjafton të lidheni me një stacion radioje apo tv që ofron zgjedhje cilësore. Ka plot.
3. Higjena dhe kultura.
Kamarierët nuk duhet të qelbin era djersë.
Mjafton të ndërrohen bluzat cdo ditë.
Të lahen edhe vetë kamarierët ( ose të paktën vetëm gojën dhe sqetullat
Sepse higjena nuk është opsion, është detyrim.
Dhe në fund, por jo me pak e rëndesishmja :
Buzëqeshni ! Po, po, buzëqeshni !
Mos i prisni njerëzit me vetullat ngrysur e buzët varur, sepse nuk po vijne t’u kërkojnë borxh.
Po vijnë sepse në morinë e lokaleve, vendosën t’u respektojnë juve! Edhe të lenë te ju ato lekë që kanë vendosur të shpenzojnë ! Qofshin shumë apo pak !
Buzëqeshni vëllezër
Vera erdhi.
Qoftë e mbarë për të gjithë !
Nga Ilir Metaj
Loading...