Gazetari investigativ Artan Hoxha e shesh si një element të parëndësishëm vendimin e Gjykatës së Apelit për hetimin e Saimir Tahirit në gjendje të lirë.
Sipas Hoxhës, ky vendim i gjykatës sot nuk do të thotë asgjë për vendimin përfundimtar që do të shpallë Tahirin të pa fajshëm apo të fajshëm për akuzat që rëndojnë mbi të.
Deklarata e Artan Hoxhës në ABC News:
Kjo masë sigurie nuk do të thotë asgjë për vendimin përfundimtar nëse Tahiri është i fajshëm apo i pafajshëm. Kjo masë nuk vlen, në momentin që atij iu kthyen pasaporta dhe tregoi që nuk u largua, kjo masë nuk vlen. Për një muaj e gjysëm çështja dërgohet në gjykatë.
Është fakt që ambasadori një ditë para, ka dhënë opinionin e tij për çështjen, për këtë por edhe çështje të tjera të rëndësishme. Ambasadori i kërkon gjykatës të vendosë në bazë të provave dhe t’i shmanget presionit. Çështja është kush bën presion.
Vendimi nuk do të thotë asgjë. Tahiri është i pafajshëm por i pandehur.