Mbrëmjen e së martës gazetari Blendi Fevziu publikoi në emisionin ‘’Opinion’’ një kronikë që tregonte rastin e një familjeje me 6 motra jetime nga Kukësi. Ato kishin mbetur në mëshirë të fatit. Disa vite më parë ato kishin humbur të atin, por vetëm pak muaj më parë ato humbën edhe nënën e tyre.
Për 6 motrat nga fshati Surroj situata bëhet edhe më dramatike, pasi ato tashmë janë edhe pa një çati ku të fusin kokën e tyre. Ato jetojnë në një shtëpi me qira dhe nga pamundësia financiare për ta paguar atë, pronari i banesës i ka nxjerrë në qiell të hapur.
Por deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj është prekur nga ky rast dhe ka vendosur që rrogën e tij për sa kohë do të ushtrojë funksionin e deputetit t’ua japë motarve nga Kukësi. ‘’Kjo nuk është zgjidhja, por do t’i ndihmojë në përballimin e jetesës’’, u shpreh ai.