Loading...

Starton në datë 19 maj, turi çiklistik i Shqipërisë . Ja kush është ciklisti Vlonjat qe do të na përfaqësoj …

Data 19 maj shënon nisjen e rrethit çiklistik të Shqiperisë, një aktivitet i përvitshëm, por këtë vit me etapa të vështira dhe pjesmarrje të skuadrave edhe nga europa.

Pritet të jenë rreth 15 ekipe në rrethin ciklistik të Shqipërise, i cili starton në datë 19 maj, me etapën Tiranë-Korçë një nga më të vështirat,e këtij turi, ashtu si edhe etapa Vlorë-Sarandë. Besmir Banushi, çiklisti i mirënjohur vlonjat, këtë vit do të marrë pjesë me ekipin kombëtar, ndëtrsa synon si cdo vit tjetër titullin kampion.

Banushi konfirmon se ky rreth ciklistik do të jetë nga më të vështiret, për vetë etapat që ka, ndërsa janë pjesmarrëse jo vetëm ekipe nga shqipëria, por edhe nga europa.

Banushi konfirmon Vlorë-Sarandë dhe Tiranë-Korçë, dy etapata më të vështira, por që do të tregojnë se cilët ciklistë do të jenë liderët e ktij turi.

Personalisht, Banushi vuan nga një dëmtim në dorë, por kjo nuk do të pengojë pjesmarrjene dhe as ambicien për titullin kampion. Starton në datë 19 maj, turi çiklistik i Shqipërisë dhe do të vijojë për një javë, për të shpallur ciklistët më të mirë dhe skuadrën kampione.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com