4 shqiptarë janë arrestuar në Spanjë, pasi janë kapur me më shumë se 86 kg kokainë në një automjet. Shqiptarët ishin në bordin e dy automjeteve.
Njëra përdorej për të paralajmëruar përpraninë e policisë, ndërsa e dyta, më modeste, transportonte drogën.
Aksioni u zhvillua disa ditë më parë gjatë kontrolleve për parandalimit e krimit në Benalmadena. Pas ndalimit të një automjeti të lartë SUV, e cila u përpoq për të shmangur operacionin policor.
Policia pikasi se çifti shqiptar 24 dhe 25 vjeç u përpoqën të kontaktonin në telefonat e tyre celularë me të tretë për të paralajmëruar për kontrollin policor.
Menjëherë pas kësaj, u ndalua automjeti i dytë, me dy shqiptarë brenda 38 dhe 27 vjeç. Në këtë automjet ndodheshin dy valixhe, ku secila përmbante pako të shumta kokaine me një peshë të përgjithshme prej 86.20 kg. Ata mbanin gjithashtu edhe 1 900 auro para të gatshme dhe 8 telefona celularë.