Loading...

Sondazhi gjerman “Konrad Adenauer”: PD dhe Basha rrezikojnë të humbasin të gjitha bashkitë dhe bastionet e saj

CNA.al dje publikoi një sondazh të realizuar prej gati 5 muajsh nga “Konrad Adenauer”, një institucion prestigjioz ndërkombëtar, i cili është asistuesi kryesor i Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike.

Sondazhi ka pasur për qëllim që në fund të lexohej dhe të kuptohej se cila ishte situata dhe si perceptohej situata politike e Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj Lulzim Basha dhe si po perceptoheshin lëvizjet nga opinioni publik.

Sondazhi ka të dhëna thuajse “të frikshme”, pasi PD duket se është në rënie dhe Lulzim Basha ka diferencë 5 apo 6 pikë më pak se perceptimi publik për Partinë Demokratike.

Sot po sjellim të tjera detaje të këtij sondazhi, të siguruar eksluzivisht nga CNA.al.

Sipas këtij sondazhi, refuzimi për koalicionin me LSI-në është mbi 95%, pra ka një refuzim maksimal nga baza e demokratëve por edhe opinioni publik për këtë koalicion. Ndoshta shqiptarët dhe demokratët prisnin një PD të vetme, por më të qartë në opozitë. LSI kaloi me PD pas katër vitesh qeverisje me Edi Ramën, dhe kjo duket se ka një kosto të madhe.

Lulzim Basha nuk perceptohet si lider në opinionin publik, kuotat e tij të pëlqyeshmërisë lëvizin nga 17-20 % me një diferencë të madhe me Sali Berishën, që është 5-7% pikë mbështetje më shumë se PD dhe gati sa dyfishi i Bashës.

Detajet e reja nga sondazhi

Sondazhi i “Konrad Adenauer” zbulon rrezikun që PD mund të humbë disa nga bashkitë e saj bastion.

Sipas sondazhit dhe perceptimit të opinionit publik, PD rrezikon të humbë Voren dhe Kamzen. Kukësi me rikandidimin e kryebashkiakut aktual duket i lëshuar në tavolinë, dhe në pikëpyetje të madhe është edhe vetë Shkodra.

Demokratët humbasin Pogradecin, Mallakastrën ndërkohë Lezha duket më pranë socialistëve.

Me këtë sondazh dhe raportin e plotë të tij duket se në momentet që është zhvilluar, PD jo vetëm është dobësuar për shkak të kryetarit të saj por në zgjedhjet e ardhshme lokale, llogaritur kjo sipas periudhës kur është bërë sondazhi, Lulzim Basha rrezikon ta çojë PD-në në një katastrofë në zgjedhjet lokale, me një humbje më të madhe se ajo e zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, ku demokratët morën minimumin e tyre historik të votave.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com