Një situatë skandaloze është ajo e zbuluar në Shtëpinë e Foshnjes Vlorë të administratës dhe stafit që paguhet nga taksapaguesit shqiptare dhe fëmijëve të fëmijëve. Përpos abuzimeve me fondet dhe paratë publike, më e keqja qëndron tek trajtimi që u bëhet vogëlushëve të cilët thirren me nofka dhe epitete nga më të ndryshmet deri edhe k***ve.
Detajet e dialogut mes punonjësve dhe famijëve erdhën përmes emisionit “Stop” i cili mëson se janë shpenzuar 700 mijë lekë te vjetra për servis makinen e drejtoreshës Olta Ganajn e cila ia ka dhënë atë në huapërdorim institucionit i cili nuk ka makinë fare.
Gazetari – E di për çfarë kemi ardhur? Pretendimet janë të shumta nga shumë anë, por ne funksionojmë në bazë të transparencës. Na ka rënë në dorë një shkresë e këtij institucioni.
Drejtoresha – Po, mund ta shoh?
Gazetari – Dhe thuhet servis makine, riparime të ndryshme 70 mijë lekë. Ndërkohë që në një informacion pretendohet se ky institucion nuk ka makinë fare.
Drejtoresha – Kemi një makinë që e kemi në gjendje të keqe, por ndërkohë përdorim edhe furgonin e Qendrës së Shërbimeve.
Gazetari – Ka apo s’ka makinë institucioni fare? Kjo është pyetja ime, shumë e drejtë.
Drejtoresha – Atëherë, makina që tashmë me dokumentat, që i kemi dorëzuar, gjendet jashtë institucionit. Që është… për momentin e kemi jashtë funksionit.
Gazetari – Domethënë lekët shkojnë për atë?
Drejtoresha – Jo, nuk shkojnë më për atë.
Gazetari – Po për kë do shkojnë këto lekë?
Drejtoresha – Të kujt viti e keni këtë?
Gazetari – Ideja është te transparenca.
Drejtoresha – E pra… po prandaj po them të kujt viti e keni?
Gazetari – Unë po them, që nëse ka një dosje si institucion, hajd ta shohim të gjithë, që të gjithë të jemi në rregull. Unë të jap dhe kohë, s’ka problem, që ta shohësh.
Drejtoresha – Po normale! Do bëni edhe një kërkesë pranë institucionit, që t’ju kthejmë një përgjigje.
Drejtoresha Ganaj në përgjigjen zyrtare tregoi se ajo ka dhënë makinën e saj me kontratë huapërdorjeje pa shpërblim për institucionin që drejton vetë.
Por ky rezultoi abuzimi më i vogël në Shtëpinë e Foshnjes Vlorë. Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” solli me zë dhe figurë dhunën verbale dhe fizike ndaj fëmijëve që strehohen në këtë institucion.
Punonjësja – Ik Leo ik, se do vijë Vali pastaj, të të veshë kanatiere!
Punonjësja 2 – Hajde këtu ti…!
Punonjësja – O, të keqen una…
Punonjësja 2 – Ulu aty! Një moment të gëzueshëm, ti ta kthen gëzimin në sherr. Unë s’kam nerva sot të bëj sherr me ty Koço.
Punonjësja – Ai u dënua, se u plevitos.
Punonjësja 2 – Je fshirë ti? Merre leckën, fshihu!
Punonjësja 2 – O çuna! Do ju dënoj prapë ëëë… Po kjo Ana ku është? Pse je aq ku*** ti, moj?!
Punonjësja 2 – Pse hë…?! Aty të rrish! M*t! Mbylle, mbylle!
Punonjësja 3 – Hajde se kanë bërë që të gjithë zhurmë, por më shumë Fabio me Anën. I janë qepur Blerinës e s’e lënë rehat. Shoqen time, kolegen e punës ma meruan fare.
Punonjësja 3 – Ik, o çun, o…!
Punonjësja 3 – O idiote! O sa më dhemb mesi… o idiote, o debile, thashë se rashë…
Fëmijët jetimë ndëshkohen e thirren me epitete të neveritshme nga punonjëset e Shtëpisë së Foshnjës, të cilat në fakt paguhen për t’iu shërbyer.