Mediat greke raportojnë se një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Halkidiki të Greqisë.
Mësohet se 31-vjeçari i cili punonte në zonën e Galarinos në Halkidiki, ishte duke drejtuar një traktor këtë të martë, që u përmbys duke bllokuar poshtë shqiptarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga autoritet greke dhe raportimet e medieve helene.
Raportohet se pasi morën alarmin mbi ngjarjen, Policia dhe forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje duke nxjerrë shqiptarin e bllokuar nën traktor.
Sipas forcave zjarrfikëse greke, 31-vjeçari ishte i pajetë kur u nxor nga traktori.
Sakaq një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.