Shqiptari i mori jetën gruas në mes të Vjenës e rrethuan dhe e çarmatosën kalimtarët.
Shqiptari nga Kosova i cili mendohet se ka vrarë ish gruan e tij në lagjen vjeneze Favoriten, ka pranuar të rrëfehet përpara organeve të drejtësisë. Tragjedia ka ardhur pasi viktima 59 vjeçare ka dashur të divorcohet nga burri 67 vjeçar.
67 vjeçari nga Kosova ka dashur ti sjellë disa dokumenta ish gruas, ku ka ardhur deri te zënka verbale në mes të rrugës. Në takim burri kishte një thikë, ndërsa prezent ishin edhe dy fëmijët katër dhe gjashtë vjeç, shkruan kurier.at.
Pasi erdhi deri te përleshja verbale, gjyshja mori dy fëmijët dhe i dërgoi në shtëpinë e nënës së tyre. Sipas policisë, fëmijët nuk ishin prezent gjatë tragjedisë. Ata janë marrë nën kujdesin e psikologëve. Agresori pasi ka vrarë ish gruan, ka dashur të largohet nga vendngjarja, përcjell albinfo.ch. Gruaja vdiq nga plagët në vendngjarje.
Disa dëshmitarë okularë janë treguar tepër të guximshëm, pasi kanë ndjekur agresorin deri në rrugën Buchengasse dhe kanë arritur t’ia marrin thikën dhe e kanë ngujuar derisa ka ardhur policia. Thika është sekuestruar.
67 vjeçari edhe në të kaluarën ka pasur disa vërejtje nga policia. Prokuroria ka kërkuar paraburgim për burrin.