Në orët e para të mëngjesit të sotëm një shpërthim me eksploziv tronditi Tiranën.
Ngjarja ndodhi në një banesë private në Mëzez e për pasojë mbetën të plagosur rëndë dy bashkëshortët të identifikuar si Lulzim dhe Lirie Selfo.
Informacioni i policisë
Më datë 15.05.2018, rreth orës 06:22 në zonën e Mëzezit, dy shtetasit L. S., dhe L. S., (bashkëshortë) kanë qënë duke dalë për në oborrin e shtëpisë dhe në momentin që kanë hapur derën e shtëpisë ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar të dy bashkëshortët.
Shtetasit e dëmtuar janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.