Loading...

Shpërthimet për ndërtimin e rrugës po shembin shtëpitë në Pogradec (Video)

Banorët e një lagjeje në Golikë të Pogradecit kanë dalë kundër një firme që po ndërton rrugën Qukës – Qafë Plloçë. Ata pretendojnë që firma po kryen shpërthime me tritol dhe kjo u ka dëmtuar rëndë shtëpitë.

Tavane të çarë dhe gurë që kanë rënë në mes të shtëpive.  Xhamat e dritareve të thyera dhe banorë të frikësuar.

Ne po rrinim këtu brenda dhe dolëm përjashta, kur dolëm përjashta dëgjuam një krismë, se nga nga binin se nga shkonin, fëmijët përjashta”.

Më shumë se dhjetë familje të lagjes Brezovicë në Golikë të Pogradecit po përjetojnë orë të vështira.

“Cupa gjumë në krevat ata  gurë përsipër.

Të shtunën ata kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dinamiti. Për këtë akuzojnë firmën që po ndërton rrugën Qukës – Qafë Plloçë.

“Të gjithë u lumturuam për ndërtimin e  rrugës, se shpëton zona, po jo kështu të vritemi”

Në fushë shikohen ende kallëpe eksplozivi të paplasura. Banorët dolën në protestë dhe kërkojnë ndihmë. Ata thonë se janë të rrezikuar.

“Nuk mendoja për shtëpinë, por mendoja  vetëm për fëmijët”.

“Nuk po llogaris dëmet në shtëpi, shqyr shpëtuam”.

“Sot do të ishte ditë zie, Zoti është i madh që shpëtuam”.

Kryetari i Njësisë Administrative Proptisht Gëzim Alla thotë se policia është vënë në dijeni dhe po bëhen hetimet.

“Ka ndodhur shpërthim masiv janë shpërndarë në ajër copa gurësh, dhe më e këqja është se nuk është lajmëruar asnjë nga banorët e kësaj lagjeje”. /abcnews.al

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com