Loading...

Shpërthimet në Vlorë, dalin detajet e para

Dy shpërthime të fuqishme tronditën mëngjesin e sotëm qytetin e Vlorës. Në shpërthimin e parë, mësohet se lënda eksplozive ishte vendosur në shesh-pushimin e katit të pestë të pallatit pranë policisë dhe për pasojë janë dëmtuar dyert, ndërsa një person ka përfunduar në spital 45 minuta me vonë, i traumatizuar nga zhurma e plasjes.

Ngjarja është shënuar në lagjen Kushtrimi përballë Drejtorisë së Policisë vendore. Në katin e 5-të të një pallati, në shëshpushimin përpara banesës së shtetasit Fatjon Bata 28 vjeç, i dyshuar edhe si objektiv i ngjarjes kriminale.

28 vjeçari jetonte në këtë apartament prej dy vitesh sëbashku me nënën. E moshuara Nadire Bata, si pasojë e shpërthimit, është trasportuar në spitalin rajonal të Vlorës, për shkak të tronditjes dhe shokut të përjetuar. Fatjon Bata rezulton i paskeduar më parë nga policia.

Shpërthimi i dytë ka ndodhur në një banesë pranë bashkisë. Fatmirësisht në të dyja rastet nuk ka patur të lënduar.

Ngjarja ndodhi në lagjen Karabash, pranë bashkisë së qytetit bregdetar. Sasia e lëndës shpërthyese është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit E. Ç nga Vlora.

Kamerat e sigurisë kanë kapur sekuencën e dy personave teksa hidhnin lëndën shpërthyese nga jashtë murit rrethues. Aktualisht uniformat blu të Vlorës janë duke punuar për të zbardhur dinamikën e secilës ngjarje, pasi burime sqarojnë se në dëshmitë e tyre, “objekivat” nuk kanë deklaruar të kenë konflikte me njeri apo dyshime mbi ndonjë person.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com