“Në orët e para të mëngjesit në lagjen “5 Maj”, ka rënë zjarr në mjetin tip “Opel” me targa AA 782 OU, në pronësi të shtetasit Kujtim Borakaj.,66 vjeç, (pesionist). Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij dhe si pasojë e flakëve mjeti është djegur plotësisht në pjesën e përparme të tij.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga veprimet e para dhe deklarimet e pronarit i cili ska ndonjë pretendim se mjeti mund ti jetë djegur qëllimisht, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e ndonjë shkëndijë elektrike”, bën me dije policia.
Vijon ende puna në bashkëpunim me ekspertët e zjarrfikëses për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.