Loading...

SHBA presion Bashës e Kryemadhit, mesazh të koduar që të mos i shërbejnë Rusisë me tentativën për destabilitet. Zyrtari i lartë i DASH në Tiranë

Ndonëse janë të gjithë të bindur se protesta e ditës së shtunë më 26 maj e opozitës kundër ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk ka fuqi të radikalizohet, sërish amerikanët janë treguar të kujdesshëm. Madje nuk kanë munguar që të japin sinjalin e tyre, siç dinë ta japin ata përmes “kodimit” që është një paralajmërim për krerët e opozitës Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, që të mos luajnë me destabilizimin e vendit.

Kështu, të shtunën më 26 maj, pikërisht në mesditë kur opozita do të zhvillojë protestën për largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, vjen në Tiranë zëvendës/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Pete (Pit) Marocco.

Ai merr pjesë në konferencën ndërkombëtare me përfaqësues të lartë nga vende të Europës Juglindore dhe të rajonit për problematikën e sigurisë rajonale dhe ekstremizmit të dhunshëm. Konferenca organizohet nga një grup deputetësh të Parlamentit shqiptar të majtë e të djathtë.

Lajmin se Pete Marocco, zëvendës ndihmës sekretari amerikan do të zhvillojë një vizitë në Tiranë për sigurinë rajonale dhe ekstremizmit të dhunshëm më 26 maj e ka dhënë dhe DASH.

“Zëvendës ndihmës sekretari i shtetit, Marocco, do marrë pjesë në takimin e 15-të të Europës Juglindore në Tiranë, Shqipëri ku do të takohet me krerët e Ballkanit Perëndimor për sigurinë rajonale dhe kundërvënien e ekstremizmit të dhunshëm.

Gjatë vizitës së tij në Shtutgart, ai do të ketë konsultime në bazat ushtarake të EUCOM dhe AFRICOM”, thuhet në njoftimin zyrtar të Departamenit Amerikan të Shtetit.

Vizita e zyrtarit të lartë të qeverisë amerikane pikërisht në kulmin e protestës së opozitës përballë kryeministrisë, në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë dhe fatin e saj për hapjen e negociatave me BE, është një mesazh i koduar për Bashën dhe Kryemadhin.

Mesazhi është i qartë, referuar urgjencës me të cilin është realizuar konferenca, por dhe temës së konferencës që i përshtatet tamam situatës që ka të bëjë me luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm të të gjitha llojeve dhe stabilitetit në rajon.

Dhe kërkesa e amerikanëve është e drejtëpërdrejtë që në këtë situatë të trazuar, për shkak dhe të ringjalljes së ekstremizmit të dhunshëm dhe përpjekjeve të Rusisë për të shtrirë ndikimin në rajon, destabiliteti i vendeve të rajonit dhe në tërësi rajoni janë të papranueshme për SHBA.

Duke dhënë mesazhin se një destabilitet i tillë i shërben Rusisë dhe se autorët janë thjeshtë dhe vetëm nën ndikimin dhe nën shërbimin rus. Opozita me sa duket e ka marrë mesazhin, përjashtuar Kryemadhin dhe Berishën që akoma i mëshojnë dhunës, revoltës dhe idesë që nuk duhet të udhëheqin, por të udhëhiqen nga turma.

Por axhenda e së shtunës ka dhe vizitën e një delegacioni të Asamblesë parlamentare të OSBE-së, i cili do të zhvillojë takime me drejtuesit e institucioneve shqiptare dhe Lulzim Bashën e Monika Kryemadhin.
Njëherësh dhe Florian Hahn, zëdhënës për Europën në grupin parlamentar të CSU në Bundestagun gjerman, mbërriti të mërkurën në Tiranë.

Ai është takuar me kryetarin e opozitës Lulzim Basha, kryeministrin Edi Rama, ish ministren Majlinda Bregu, e zgjedhur në krye të Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, si dhe me anëtarët e organeve të vettingut. Vizita e Florian Hahn në Tiranë ishte planifikuar në fillim të këtij muaji, pikërisht ditën kur Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit, por u bë e ditur se deputeti gjerman i shtyu takimet për shkak të anulimit të fluturimit.

Më 29 Maj, vjen në Shqipëri edhe Sekretari i Përgjithshem i OSBE-së, Thomas Greminger, që do të takojë krerët më të lartë të qeverisë dhe opozitës. Pra ka një interesa të shtuar për stabilitetin në Shqipëri por dhe një paralajmërim për opozitën shqiptare që të mos përpiqet të destabilizojë vendin./Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com