Ka nisur seanca gjyqësore e Saimir Tahirit tek Krimet e Rënda. Ish ministri Tahiri është paraqitur në shoqërimin e avokatit të tij Maks Haxhia. Tahiri do të kërkojë sot heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, pasi sipas avokatit nuk ka prova.
Avokati i tij, Maks Haxhia tha se sot do të kërkohet revokimi i masës së sigurisë, pasi nuk ka prova për të. Edhe në Gjykatë ish- ministri nuk ka hyrë nga dera kryesore, duke qendruar larg fokusit të medias.
I pranishëm në seancë është edhe ish kreu i Krimeve të Rënda Hajdarmataj tashmë prokuror , i cili ka në hetim dosjen “Tahiri”
Të shtunën ndaj ish ministrit të Brendshëm u vendos masa arrest shtëpie, teksa ndaj tij rëndojnë akuzat për trafik narkotikësh dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë.
Vendimi erdhi pothuajse dhjetë ditë pasi ai hoqi dorë nga mandati i deputetit.