Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka reaguar në lidhje me çështjen e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka kërkuar heqjen e masës “arrest shtëpie” dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Duke iu përgjigjur interesimit të BW lidhur me seancën që pritet të mbahet nesër në Gjyaktën e Apelit lidhur me kërkesën e Tahirit, ambasadori Lu tha se vendimi për këtë çështje duhet që të bazohet mbi prova e ligje dhe jo mbi kërcënime dhe para.
Më ai tej ai thotë se për këtë çështje ka dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe rryshfete që u janë ofruar gjykatësve.
“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe rryshfete që u janë ofruar gjykatësve.
Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para.
Askush nuk është mbi ligjin”, ka thënë Donald Lu.