Loading...

Saimir Tahiri fiton lirinë…

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri fiton lirinë. Tahiri do të gjykohet në gjendje të lirë në lidhje me hetimin e nisur ndaj tij për trafik të drogës në bashkëpunim me banda kriminale.

Vendimi u mor sot nga Gjykata e Apelit, e cila shfuqizoi dy vendime të gjykatave, për arrest me burg dhe masën që Tahiri kishte së fundi deri ditën e sotme, atë të arrestit shtëpiak.

Kështu, pas dy javëve në arrest shtëpie, ish-ministri Tahiri do të jetë i lirë.

Avokati Maks Haxhia në një prononcim për mediat, pas seancës të mbajtur për mbi dy orë pa praninë e gazetarëve tha se “përfundimisht zoti Tahiri është pa masë”

“Prokuroria mbështeti qëndrimin e prokurorisë së shkallës së parë

Ishte një fitore sepse ka një praktikë të zgjeruar të gjykatës, që përcakton rastet dhe kriteret kur merret një masë sigurie”, tha avokati.

Maks Haxhia: Vendimi përfundimtar i gjykatës ishte shfuqizimi i vendimit nr 97 datë 12 maj 2018 dhe vendimit 101 datë 15.5.2018 ku u vendos masa e arrestit të shtëpisë dhe momentalisht Tahiri është pa masë sigurie.
Pyetje: Kush ishte qëndrimi i Prokurorisë në këtë rast?
Maks Haxhia: Prokuroria mbështeti qëndrimin e Shkallës së Parë.
Pyetje: Fitoni dy herë përballë një vendimi të gjykatës së shkallës së parë për krime të rënda, keni zhbllokuar pasaportën dhe keni hequr masën e sigurisë, keni një koment pse është bërë kjo?
Maks Haxhia:  Pavarësisht se kjo është një reklamë, unë nuk kam më moshë për reklamë. Unë nuk do ta quaja fitore, për mua ishte një fitore për konsolidimin e praktikës lidhur me masat e sigurisë sepse ka një praktikë të zgjeruar të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë që përcakton qartë, krieteret e përgjithshme dhe të posaçme kur merret një masë sigurie.
Pyetje: Si e bazoi prokuroria kërkesën e saj për arrest me burg ndaj Saimir Tahirit?
Maks Haxhia:  Unë e thashë edhe herën e kaluar, Gjykata e Shkallës së Parë mori një vendim të ndërmjetëm, bazuar në kërkesën e Prokurorisë që kërkonte arrest me burg mbi po të njëjtat materiale që kanë qenë prezente gjatë gjithë kohës në hetim.
Pyetje: Prokuroria ka bërë rekurs për çështjen e pasaportës së Tahirit…
Maks Haxhia:   Ajo çështje është akoma në Gjykatën e Lartës, është procesi disi më i veçantë sepse është seanca seleksionuese nëse ka rrethana për të kaluar në gjyq apo jo. Deri tani mesa e kemi ndjekur nuk ka asnjë veprim lidhur me seancën seleksionuese.
Nëse do të ketë këto prova që flitet deri tani janë paraprise të një vendimi lidhur me pafajësinë e zotit Tahiri.
Ne bëjmë vetëm kundërshtimin e këtyre provave, në referencë me vendimin e gjykatës së Apelit të datës 26 dhjetorit që e shfuqizonte ndalimin e daljes së zotit Tahiri jashtë shtetit, sollëm praktikën e Gjykatës së Lartë, praktikën e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut, gjithashtu i bëmë me dije gjykatës së këto prova nuk janë të reja dhe nuk kanë sjellë asnjë fakt.

Letërporositë nga Greqia dhe Italia
Maks Haxhia:Të dy letërporositë janë konfirmim i veprimeve të fiksuara në proces, nuk kemi ndonjë të re, kanë të bëjnë me lëvizjet e zotit Tahiri dhe familjes së tij për të kaluar pushimet. Një letër tjetër ka të bëjë me pronarin e shitësit të hugobos të kostumit i cili pasi ui njoh me portretin e zotit Tahiri konfirmoi që nuk e njifte dhe duke parë regjistrin e shitjeve  nuk figuronte që në datat që flitet të ishte shitur kostum. Edhe shitësi i bizhuterive pasi u paraqit fotografia konfirmoi që nuk e njifte Tahirin. Konfirmoi një shitje që është bërë në masën 5 mijë euro, por jo vetëm dy byzylyk, por disa bizhuteri.

Tahiri në pritje të ekzekutimit të vendimit
Maks Haxhia: Zoti Tahiri është duke pritur urdhërin e ekzekutimit sepse çdo vendim i jepet prokurorit dhe ai i nxjerr urdhërin e ekzekutimit për ta liruar.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com