Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në një deklaratë për mediat ka deklaruar se ka lënë mandatin e deputetit.
Ai tha se nga sot dorëzon mandatin e deputeti, pasi është i hapur për ti shkuar deri në fund hetimeve dhe nuk do që ta akuzojnë se po i fshihet drejtësie.
“Unë deri në fund kur të bëhet drejtësia nuk do të jem më deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Që sot kjo nuk është ndeshja ime e fundit, por e para dhe do të vazhdoj prapë e prapë deri kur t’ja dal. Qe sot, une nuk jam më deputet do të përballem me këdo se besoj e vërteta mjafton dhe është më e fortë se kushdo”. Ishte kjo deklarata e Tahirit.
Pas ikjes se Tahirit, Partia Socialiste do të rifitoj edhe një herë mandatin e Tiranës, që deri tani e mbante ish-ministri që pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar, vazhdoi se deputet i pavarur.
Në listën vijuese manadati i deputeti i pritet që ti kaloj Spartak Braho. Kujtojmë që Braho ka qenë deputeti i LSI-së nga viti 2013 deri në vitn 2017, ndërsa tani është këshilltar i kryeministrit Rama.