Loading...

Rrëfehet djali i Mehmet Shehut: Burgu i Burrelit ishte hotel në krahasim me kampin e Tepelenës

Shkrimtari dhe publicisti Bashkim Shehu flet rreth letërsisë së tij, kujtesës, së shkuarës dhe përjetimeve personale.I pyetur rreth debatit të fundit rreth kampit të Tepelenës, Shehu foli për kushtet e tmerrshme në të cilat mbaheshin njerëzit atyShkrimtari dhe publicisti i njohur, i cili prej vitesh jeton në Barcelonë të Spanjës, zhvilloi sot një bashkëbisedim me studentë e pedagogë të këtij universiteti në kuadër të Forumeve UET , që zhvillohen çdo të martë pasdite në mjediset universitare.

I pyetur rreth pozicioneve dhe qëndrimeve të papajtueshme që ka në opinionin publik rreth krimeve të komunizmit – nisur edhe nga debati mes shkrimtarit Agron Tuga dhe historianit Pëllumb Xhufi për kushtet e kampit të internimit në Tepelenë, Shehu u përgjigj se pozicioni i tij është i ngjashëm me atë të Agron Tufës. “ Dhe për çështjen e burgut të Tepelenës që është diskutuar mund të them se krahasuar me kampin e Tepelenës e më vonë ai i Beratit apo edhe më të vegjël si ai në kështjellën e Porto Palermos , burgu i Burrelit ku kam qenë unë ishte hotel. Në ato kampe-burgje kishte

fëmijë, gra, pleq dhe madje edhe foshnja të lindura atje. Ato burgje i mbylli Ministria e Brendshme e Shqipërisë, ngaqë mortaliteti infantil ishte shumë i lartë. Ç’mund të themi tjetër! Edhe atyre iu duk tepër, kurse ndonjëri sot i duket se kanë qenë mirë.” – tha Shehu. Bashkëbisedimi preku edhe figurën e politikanes gjatë regjimit komunist, Liri Belishova e cila u nda nga jeta vetëm pak kohë më parë. Mungesën e autoriteteve shtetërore në ceremoninë mortore të së vetmes politikane që bëri një “mea culpa” dhe pranoi krimet në komunizëm , Shehu e komentoi me një fjali. “Ndoshta kjo është një arsye” – tha ai, duke iu referuar faktit se ishte e vetmja që pranoi krimet e komunizmit.

Ndërsa për ndarjen mes së Djathtës dhe së Majtës në politikën shqiptare e quajti një ndarje me retrovizorë. “Për mua janë të dyja të djathta; edhe PD edhe PS. Nuk shoh ndryshim në programet e tyre sociale, është ndarje në retrovizorë, ndarja e luftës “ballistë- partizanë” dhe projektohet në kohën tonë me ndarje “E majtë – E djathtë”. Është një anomali në shoqërinë shqiptare. Shohin pas, e kanë kokën të kthyer pas ngaqë nuk i kanë mbyllur hesapet me të kaluarën.” – tha Shehu.Ekspres.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com