RIKTHIMI I MËKATEVE TË FSHEHURA
(Duke ndjekur komedinë”SENATORI FOXS”)
Komedia “Senatori Foxs”erdhi në qytetin e Vlorës si një optikë e bukur në sytë e qytetarëve vlonjatë.Një komedi e Luigi Lunarit sjell bukur nga regjizori i talentuar Roland Minga.Një përzgjedhje përmes elementeve argëtuese e groteske,nxjerr në pah prototipin e njerëzve në dukje të pushtetshëm që fshehin drama të thella ,iluzione apo jetë tronditëse.
E shkruar kjo në atmosferën e asaj kohe që qëndron aktuale dhe në shoqërinë e sotme ku dhuna..mekatet ..flirtet..lënë pasojë fryte të hidhura dhe gjirize të fshehura.
Në këtë komedi të zezë iluzionet e hershme dhe tradhtitë bashkëshortore mbulohen me një vello në dukje e kuqje..po’ që brenda mbartin hije e veladone
Ky imazh tronditës del në pah përmes gjëndjes shpirtërore të personazheve ,humorit të hollë duke rruajtur koherencën stilistike në mënyrën e aktrimit.Këto elemente dalin qartë nëpërmjet lojës brilante të aktorëve Jorgaq Tushe,Matilda Avduli,Astrit Mamaj,Artan Islami,Vladimir Abilaj,Bruna Belaj.Përmes tharmit tipizues ,emocionit tërheqës dhe zbërthimit befasues të bie në sy dhe formulimi muzikor i Artur Dhamos.
Muzika vjen si simfoni mbresëlënëse,apo si bulëz e shijes së rrëmuar në funksion të komedisë duke lënë në kujtesë vlerat e këtij kompozitori.
Skenografia tepër orgjinale duke krijuar ato gjirize të fshehura që vinë si gjenom në funksion të komedisë.E gjithë komedia është plot tharrm ,me buzëqeshje ngerthyer nga një humor i hollë,ku jeta paraqitet bardhë e zi,
një jetë e parë në sy, e detajuar edhe kur mendon se mëkatet në këtë
jetë janë harruar.
Kjo komedi sjell një mesazh të qartë,se edhe kur kujtesa tenton apo bën sikur harron të rikthehet goditëse ..ndonjëhere mbytëse.Mëkatet vjen një ditë dhe shlyen paçka se rrugën e nderton mbi dhimbje ..ajo shembet në karuselin e shtrembër që nderton..
RUDINA PAPAJANI.