Pas skandalit të audio përgjimit, kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin për zyrtarët e huaj, të cilëve duhet t’i shpjegojë, historinë që fshihet pas denoncimit të opozitës. Sipas Ramës shumë shpejt do të dalin aktorët, skenarisët dhe regjizorët e shfaqjes.
“Ministri jashtëm do shkojë në Paris, unë do shkoj në Paris prapë e prapë… Nuk gjej dot një krahasim me asgjë, që kam përjetuar momente edhe më të vështira se kjo… Të kesh përballë njerëz të huajt të pushtetshëm e të të duhet të sqarosh po si ka mundësi kjo e si ka mundësi ajo? Këto të këtyre”, tha Rama duke u ndalur te historia e auido-përgjimit që siç u shpreh ai është edhe më e hatashme.
Kryeministri u shpreh se e gjitha është e fabrikuar dhe shpejt do dalin, aktorët, skenaristët, regjisorët e producentët.
“Historia e audiopërgjimit ka një histori të qartë: S’bëhet fjalë për një opinion bëhet fjalë për një provë të vërtetë, o është autentike o është e fabrikuar. Këtë s’ka nevojë ta thotë askush këtu në Shqipëri. Unë e di rezultatin se e kam kërkuar që atë ditë por ajo që thuhet prokuroria e kapur prej këtij, është qesharake.
Prokuroria thjesht duhet ta cojë atë material në një laborator shkencor të kujdo vendi partner. Kjo s’është; a është me barrë a s’është me barrë, apo ka jastëk, kjo është analizë shkencore. Unë që ju kam thënë publikisht që kjo është një histori banale dhe audiopërgjimi është pa lidhje fare fare fare me personin e akuzuar. Historia mbas audiopërgjimit është edhe më e hatashme. Cfarë shikoni janë vetëm aktorë që luajnë rolin.
Kam shpresë se do dalin nga hetimi, skenaristët, regjisorët dhe producentët. Ai ditziu i rrugëve të Vlorës është si ata figurantët, ca ti thuash thotë, por historia është më serioze se duket por t’ja lëmë prokurorisë. Na duhet përgjigja e analizës shkencore, në një laborator shkencor të cilido vend partner me Shqipërinë. Kaq”, deklaroi Rama nga foltorja.