Loading...

Rama jep lajmin e mirë: Shqipëria shumë shpejt me tre aeroporte

Vendi ynë shumë shpejt do të ketë tre aeroporte. Veç aeroportit ekzistues të Rinasit në Tiranë, vendi do të ketë në funksion aeroportin e Kukësit, teksa do të ndërtohet dhe ai i Vlorës. Gjithashtu, qeveria po vlerëson dhe ndërtimin e një aerodromi në Gjirokastër.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur, në përfundim të mbledhjes së qeverisë, duke iu përgjigjur interesit të mediave se, zgjedhja e Vlorës për t’u ndërtuar aeroporti i ri, nuk ka si qëllim diskriminimin e Gjirokastrës, por është çështje ekonomie dhe potenciali.

“Së pari kjo nuk është çështje zgjedhjeje diskriminuese apo mënjanimi, por çështje llogarish. Ka tjetër shkallë ekonomie Vlora dhe tjetër Gjirokastra.

Ka tjetër potencial investimi dhe kthimi Vlora dhe tjetër Gjirokastra. Ajo që mund t’ju them është se jemi në diskutim dhe s’do bëjmë normalisht dy aeroporte, por jemi duke duke vlerësuar mundësinë dhe krijimin e një aerodromi edhe në Gjirokastër.

Por gjithnjë pas një llogarie të mirëmenduar ekonomike, pasi shumë shpejt vendi ynë do ketë tre aeroporte, Rinasin, do futet në punë ai i Kukësit dhe do ndërtohet aeroporti i Vlorës, ç’ka do ishte luks të kishim dhe një në Gjirokastër”, tha Rama.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com