Loading...

Qyteti i Vlorës rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm gjatë orarit të pasdites

Njoftim i rëndësishëm Firma e ndërtimit e cila është duke kryer punimet në bulevardin Vlorë-Skelë, ka shkaktuar gjatë ditës së sotme një defekt të rëndë në rrjetin e ujësjellësit.

Një tubo gize 300 mm e cila është pjesë e rrjetit kryesor që furnizon me ujë të pijshëm qytetin e Vlorës, është dëmtuar nga firma në fjalë. Sipasojë e këtij defekti të shkaktuar, qyteti i Vlorës rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm gjatë orarit të pasdites.

Zona e vetme që nuk do të ketë mungesë të ujit të pijshëm nga ky defekt, është ajo nga Bashkia e Vlorës deri te Spitali Rajonal.

Specialistët dhe punëtorët e Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime po punojnë me të gjitha kapacitete dhe forcat me qëllim që ky defekt i ndodhur në bulevard, pranë Stadiumit “Flamurtari”, të riparohet në një kohë sa më të shpejtë.

Deri në përfundimin e kësaj avarie, qyteti i Vlorës do të ketë ujë të pijshëm. Në orët në vijim t’ju njoftojmë në lidhje me ecurinë e riparimit të këtij defekti të shkaktuar nga firma ndërtuese që po punon për bulevardin e ri kryesor të qytetit. Kërkojmë mirëkuptimin e abonentëve tanë! Ndërmarrja e Uësjellës Kanalizime Vlorë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com