Tradita e kuzhinës shqiptare ofron një larmishmëri recetash e gatimesh speciale, nga ato që tërheqin oreksin me shijen e tyre fantastike.
Një prej këtyre recetash, qoftet me qull dhe arra.
Është ndër gatimet me shijen më të përkryer që lezetosin tryezën kur i përgatit e shërben.
Përgatitja e qofteve dhe recetat e pafundme në kombinimin e tyre me perime nga më të ndryshme a me mish të grirë, të përgatitura thjeshtë e të shoqëruara me salcë domatesh, arrash e të tjera përbërës janë një mënyrë ideale për të kënaqur gjithë familjen.
Ja receta fantastike e përgatitjes së qofteve të shtëpisë me qull dhe arra, një kombinim perfekt shijesh e aromash që padyshim do shndërrohet ndër gatime më të preferuara në familje.
Përgatitja e Qofteve me Qull dhe Arra
Përbërësit
Për Qoftet
300-400 gr mish i grirë
2 feta të holla buke
1 kokërr vezë
2 lugë gjelle miell
1-2 kokrra qepë
4 thelpinj hudhrash
Nenexhik
Majdanoz
Kripë
Për qullin
2 lugë gjelle me miell
2 lugë gjelle vaj ulliri
3-4 garuzhde me ujë
2 lugë gjelle me arra të shtypura
Kripë
Përgatitja
Në fillim duhet të përgatisni qoftet si zakonisht. Bashkoni të gjithë përbërësit në një enë. Fetat e bukës lagini me pak ujë që të zbuten para se t’i hidhni tek përbërësit.
Përziejini të gjitha bashkë derisa të krijohet një masë homogjene. Më pas masën e krijuar ndajeni në toptha të vegjël.
Kalojini në miell, skuqini dhe lërini mënjanë.
Ndërkohë në tiganin ku kemi skuqur qoftet hedhim miellin e kaurdisim për pak dhe shtojmë ujin e kripë dhe vijojmë ta përzjejmë derisa të krijohet një masë kremoze por jo shumë e trashë.
Masa zihet për 2-3 minuta dhe hiqet nga zjarri.
I hidhet pak uthull si dhe arra të shtypura. Sipas dëshirës hidhen edhe hudhra të shtypura.
Në pjatë vendosen qoftet dhe mbulohen me qullin e përgatitur spërkaten me pak majdanoz të freskët dhe jani gati për t’u shërbyer