Vladimir Putin është betuar sot në mandatin e tij të katërt si President i Rusisë duke zgjatur pushtetin e tij 18 vjeçar në këtë shtet.
Mbështetësit e tij konsiderojnë se Putin ka ngritur shtetin pas një periudhe të vështirë, derisa kundërshtarët e cilësojnë udhëheqjen e tij si autokraci të korruptuar.
Ceremonia e inaugurimit në Kremlin vjen pas fitores së Putinit në zgjedhjet e marsit, për të cilat ai ka thënë të kenë qenë demostrim i besimit publik, ndonëse kritikët kanë deklaruar se ai proces ka qenë përtej pamjes demokratike.