Loading...

Pse asnjëri nga këta nuk ka moral t’i kërkojë llogari Saimir Tahirit?

E la mandatin, po pse e la? Çfarë ndodhi këto dy javë? A ishte presioni i ndërkombëtarëve apo lojë e brendshme politike? Merkeli, Rama apo Xhafa? E lagu apo s’e lagu…
Sado që ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u përpoq me të gjitha mënyrat të jepte mesazhin se kishte boll rrugë për ta mbrojtur veten, se po te donte mund ta hidhte në erë ne çdo moment këtë botën e vogël dhe të ndryrë politike shqiptare (një ministër i brendshëm ka në çdo kohë në dorë informacione që pakkush i disponon) , prapë nuk e lanë ta hidhte i qetë deri në fund vallen e pafajsisë së tij.

Ditën kur shkeli sallën e Kuvendit, në vigjilje të 6 muajve mungesë, i pari që kërceu përpjetë ishte Sali Berisha. Po, po, Sali Berisha! Pikërisht ky që është akuzuar për vrasje, drogë e një mijë e një të zëza të tjera interpretoi publikisht me reagimin e tij për kthimin e Tahirit në Kuvend.

Ndërsa të tjerët, ca me zë e ca pa zë, patën reagimet e tyre ekstravagante ose jo.

Por a kanë te drejtë këta palo politikanë që na parakalojnë çdo ditë para syve të gjykojnë ish Ministrin e Brendshëm (i pafajshëm ose jo qoftë ky i fundit)?

Sa të drejtë, me ligjet e Zotit a njeriut, ka Sali Berisha të ngrejë gishtin drejt Saimir Tahirit? Asnjë të drejtë! Përkundrazi! Ai që drogën e kishte si bukën që hante, në Lazarat dhe jo vetëm; ai që vrau bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë; që vodhi e masakroi një Shqipëri të tërë me reformat e veta kriminale; vrasësi i Gërdecit dhe 21 janarit nuk mundet të kërkojë drejtesi në emër të shqiptarëve. Duhet të shkojë të fshihet në cepin më të largët të Globit e të lutet për llogaritë që duhet të japë.

Sa të drejtë me ligjet e Zotit dhe njeriut ka Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi të ngrejnë gishtin drejt Saimir Tahirit? As edhe një! Përkundrazi! Kur emri i Ilirit dhe Monikës lakohej për lidhje me mafiozë, me porosi për vrasje, për shfrytëzim prostiticioni dhe vjedhje pasurish të këtij vendi, Saimir Tahiri  nuk kishte hyrë akoma në politikë. Por edhe sikur ky i fundit t’i ketë kryer të gjitha ato çfarë thonë, çfarë dreqin bënte Meta që mbante të njëjtin pushtet me ish Ministrin e Brendshëm? Pse nuk foli atëhere?

Çfarë të drejte ka Lulzim Basha të ngrejë gishtin drejt Saimir Tahirit? Asnjë te drejtë. Perkundrazi! Vrasësi i 21 janarit, hajduti i miliardave të shqiptarëve, politikani më i paaftë i këtyre 28 vjetëve demokraci, që mision të vetëm ka ruajtjen nga burgu të familjes së kumbarit të tij, Sali Berisha, jo vetëm duhet të heshtë, por edhe të ikë e të fshihet atje në Holandë, për të mos u kthyer më kurrë.

Sa të drejtë, me ligjet e Zotit dhe njeriut, ka Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të momentit të ngrenë gishtin drejt Saimir Tahirit? Asnjë të drejtë! Përkundrazi! Dikush duhet t’ia kujtojë Ramës se flitet për të njëjtin njeri që deri para pak kohësh ishte dora e tij e djathtë; i njëjti që deri para pak kohësh i atribuonte çdo sukses të tij; i njëjti që i dha tjetër imazh qeverisjes socialiste; i njëjti që nuk do kishte asnjë shans të lëvizte as gishtin e vogël të dorës pa dijeninë e kryeministrit të tij. Edi Ramës duhet t’i thotë dikush se Shqipëria njësoj është e gjelbër nga kanabisi edhe pse Tahiri nuk është më Ministër i Brendshëm. Kështu ka qenë këto 25 vitet e fundit…

A është i pafajshëm Saimir Tahiri? Këtë duhet ta thotë drejtësia. Pse e dorezoi mandatin? Punë e ndoshta strategji e tij është edhe kjo. Sido të jetë, Drejtësia është diçka që vonon, por nuk harron. Kurrë!

Ama ajo që çdo shqiptar e di tashmë, atë që të gjithë e shohin si dritën e diellit, është se asnjë prej këtyre palaco politikanëve nuk kanë të drejtë të bëjnë as moralistin, as të ligjshmin, as gjykatësin e as prokurorin. Sepse të gjithë janë të ngjyer e përlyer. Çfarëdo të ketë bërë Saimir Tahiri, do ta marrë dënimin e tij. Ama edhe ora e këtyre kllounëve të tjerë po vjen. Numërimi ka filluar mbrapsht tashmë.

Keshtu që në vend që të fërkojnë barkun, le të mendojnë më mirë për fatin e tyre të afërt sepse shumë shpejt, po shumë shpejt ama, do e shohin veten të rrëzuar përtokë ose në rastin më të mirë, pas hekurave./Pamfleti.com

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com