Nuk është legjendë urbane konflikti mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Përpos deklaratës së Ramës në një emision televiziv se duhet të marrë fund dalja vend e pa vend në TV aq sa dhe kur janë jashtë kanë “aktivitet” në Shqipëri”, një silurë e drejtpërdrejtë për Veliajn, ftohtësia u pa dhe sot.
Në panairin e Punës të organizuar nga Ministria e Ahmetajt, kryeministri Edi Rama i veshur me kostum thuajse ushtarak veror, nuk e begenisi kryebashkiakun Erion Veliaj teksa fliste për punën e kryer në kryeqytet dhe punësimet.
Teksa Veliaj fliste Rama mbante sytë gjetkë ose e shikonte me qesëndi pa folur fare, aq sa në një moment Veliaj ndërpret fjalën dhe largohet duke e prekur lehtë në sup.
Për më tepër që dhe në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të PS Rama ka ngritur një grup tjetër pune, në përbërje të të cilit është kryetar Ilir Beqaj që do të verifikojë punën e krerëve aktualë të bashkive.
Në një farë mase do të jetë pikërisht ky grup pune i kryesuar nga ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ai që do të japë “viston” nëse do të garojnë në një mandat tjerët krerët aktualë të bashkive. Mes të cilëve dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Ku me sa duket Rama është i zhgënjyer me Veliajn për “rezonimin” që ky i fundit i ka bërë në media, ku sa herë del kryeministri në emisionet televizive, del dhe kryebashkiaku. Aq më tepër që Rama i cilëson të paguara shkrimet në revistat dhe gazetat më të mëdha evropiane e amerikane, ku Veliaj deklarohet si pasues i tij në krye të PS dhe të qeverisë në një largim të mundshem nga drejtimi i kryeministrit aktual.
Për më tepër që dhe në emisionet televizive dhe në intervistat në mediat shqiptare, duket se Rama e sheh si sponsorizim të Veliajt pyetjen “nëse është ai pasuesi i Ramës në krye të PS dhe të qeverisë në të ardhmen”.
Parë në këtë këndvështrim, ka një prapaskenë në konfliktin mes Ramës dhe Veliajt, që mund të jetë ndoshta dhe fatale për karrierën e kryetarit aktual të bashkisë së kryeqytetit.
Nëpër koridoret e kryeministrisë flitet se Edi Rama mund të mos e kandidojë më Erion Veliajn për kreun e bashkisë së Tiranës.
Rama njihet si një njeri që njerëzit e punës i godet dhe i lë rrugëve dhe Veliaj është një njeri i tillë. Ndonëse abuzon më shumë me daljet televizive, ai në fund të herës është një njeri që punon dhe ka njëfarë vizioni.
Në koridoret e kryeministrisë flitet dhe për emrin e ri që pritet të kandidojë në zgjedhjet e qershorit të vitit të ardhshëm për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Emri që do të jetë në garë në emër të PS pritet të jetë ministrja aktuale e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Pavarësisht se nuk ka ndonjë lidhje me PS, Manastirliu është një “axhami” që ka punuar në bashki dhe është “rritur” politikisht nga Edi Rama, ish kryetar bashkie.
Kështu Ogerta Manastirliu, pasi shkatërroi QSUT “Nënë Tereza”, duke e shkundur nga të gjitha anët, financiarisht dhe profesionalisht, shkatërroi dhe shëndetësinë shqiptare, tashmë pritet të marrë në dorë bashkinë e kryeqytetit, duke zhvendosur Erion Veliajn.
Edi Rama njihet si njeriu që ka fobi ndaj njerzve që rriten përmes punës dhe që i hedh në rrugë bashkëpunëtorët e tij.
Kështu ka hedhur në rrugë ish nënkryetarin e bashkisë Blendi Gonxhen, ish nënkryetarin tjetër të bashkisë Eduart Shalsin, ish nënkryetaren e bashkisë Mimi Kodhelin, apo dhe ish nënkryetaren tjetër të bashkisë Albana Dhimitrin.
Të gjithë njerëz që punojnë por që tashmë janë në nivele të ulta politike dhe shpesh dhe jashtë saj.
Ndërkohë që ka hedhur në rrugë mund të themi dhe Ilir Beqjen, pavarësisht se ai të gjitha koncensionet ua ka dhënë njerëzve të Ramës. Megjithëse e ka vënë në një grup pune për të bërë shërbimin e fundit, për të bindur PS-në dhe qytetarët e Tiranës se Veliaj nuk është i përshtatshëm për një mandat të dytë. Dhe në vend të tij do jetë Manastirliu. Zot bëje ëndërr!Pamfleti.com