Ambasadori amerikan Donald Lu vijon të flasë hapur për njerëzit e inkriminuar në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në një aktivitet me OJQ-të shqiptare ai paralajmëroi arrestimin e Arbër Çekajt dhe Klement Balilit si dhe të Fran Frrokaj dhe Roshit, Tahirit dhe Llallës.
Fjala e plotë
“Kur e thashë këtë e dija se kishte njerëz skeptikë të cilët thanë se shoqeria civile është e dobët dhe punon vetëm për interesa të veta. Thanë se shoqeria civile është blerë nga socialistet, demokratet, apo LSI.
Unë mendoj ndryshe. Mund të shoh se shoqeria civile ka arritur fitore të jashtëzaonshme në 3 vitet e fundit.
Gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndoka, Roshin, Aqif Rakipin, Shukri Xhelilin, falë këtyre gazetareve këta politikanë s’janë më në Kuvend apo bashki.
Kur reforma në drejtësi, mbaj mend që mesues, femije, prinder, u mblodhën në 21 korrik 2016, në piskun e vaoës për të kërkuar që përfaqësuesit e tyre ta miratonin këtë reformë.
Sot OJQ po vazhdojnë vettingun në krijimin e KLGJ, SPAK etj. Në vitet e shkuara OJQ shqiptare luajtën një rol të rëndësishëm në monitorimin e zgjedhjeve dhe të marrëveshjes së 18 majit që sollën kaq ndryshime të ndërlikuara në javët e para zgjedhjeve.
Por nuk duhet të bëheni dembelë, ka ende shumë për tu bërë, prandaj kemi punuar për të ndihmuar organizatat vendase të bëhen më të pavarura financiarisht dhe më të sukseshme.
Sfida kryesore sot, do isha i lumtur nëse shoqëria civile na bashkohet ne thirrjet për arrestim të peshqve të mëdhenj kriminelë.
Shqipëria ka mbështetur kapjen e një peshku të madh, Met Kananai që u kap në Turqi.
Dy urdhër arreste janë lëshuar edhe për dy peshq te tjere. Klement Balili dhe Arber Cekaj.
Ata duhet të kapen.
Fran Frrokaj dhe Roshi po ndiqen penalisht, hetimet po vazhdojnë ndaj Tahirit dhe Llallës, askush nuk është mbi ligjin.
Mirëpresim faktin që zoti Tahiri do përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet.
Duhert të ndihmoni publikun të kuptojnë pse keta persona janë kaq të rrezikshëm”, tha Lu.