Gjatë fjalës së mbajtur sot në Laç, në një takim me qytetarët, Rama nuk i ka kursyer batutat dhe debatin me ta.
Pjese nga fjala e Ramës:
Rama: Jepja pak mikrofonin atij burrit me mustaqe në fund.
Qytetari: Përshëndetje.
Rama: Jo mo vëlla, se e kisha me atë me mustaqe në fund, e di pse se ti ke flok ai nuk ka
Qytetari: Nuk ka rëndësi
Rama: Jo ka rëndësi plot. Po si ka mundësi që flet kaq shumë, pa punë po pa ndihmë ekonomike po, prit tani ti jap përgjigje atij apo do ja japësh ti.
Qytetari: Hiqe atë nga puna…
Rama: Oooo, ca është kjo punë hiqe atë nga puna. Ti më thua mua që hiq atë nga puna se e paske inat një njeri. Zotëri më fal që po ta them por po e tepron. O zotëri ka mundësi tani që të pushon se ka dhe njerëz të tjerë që duan të flasin”, tha Rama.