Në raportin e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rezulton se niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë është 60 për qind më shumë se niveli i vendosur nga OBSH-ja.
Për disa muaj me radhë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, propagandonte aksionin e mbjelljes së pemëve në kryeqytet që sipas tij do të përmirësonin ndejshëm cilësinë e ajrit.
Po sipas raportit në fjalë, gjatë vitit 2017 në vendin tonë 16 persona kanë humbën jetën si pasojë e ndotjes atmosferike. Sipas raportit, cilësia e keqe e ajrit në kryeqytet shkakton sëmundje kardiovaskulare shpesh vdekjeprurëse.