Loading...

Plagos babain dhe nënën me thikë dhe hidhet nga pallati. I riu…

Një zënkë mes babait dhe djalit ka përfunduar keq për një familje në Tiranë. Djali i famuljes pas debatit ka qëëlluar me thikë babain dhe nënën që ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe më pas është hedhur nga kati i tretë.

Ngjarja la ndodhur pranë zonës së Radio Televizinit, ndërsa mësohet se i riu ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Njoftimi i policisë Informacion paraprak -Më datë 05.05.2018, rreth orës 22:05, është dërguar në QSUT shtetasi B. S., rreth 25 vjeç, në gjendje të rëndë, i hedhur nga kati i tretë i banesës në rrugën “Nasi Pablo”.

Gjithashtu kanë shkuar në spital, të dëmtuar me mjet prerës, i ati, shtetasi E. S., rreth 60 vjeç dhe e ëma, shtetasia A. S., rreth 53 vjeç. Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se 25 vjeçari pas një grindje ka goditur babain dhe më pas nënën me thikë.

Pas këtyre veprimeve 25 vjeçari është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com